logof

Rreth nesh

Peshkimi nuk është një sport, është një mënyrë jetese!

Koral Fish

Historia

Filluam 28 vite më përpara, në fillim të iniciativave për tregun e lirë në shqipëri, i quajtur fillimisht “Koral Fish” ka berë hapat e para duke ofruar në treg benefitet e produkteve të detit dhe duke e zgjeruar shpërndarjen fillimisht në qytetin e Durresit dhe zonat metropole të tregut shqiptarë.
Vendodhja e parë, ku kompania filloi aktivitetitn, ishte me dimensionet më modeste dhe me kohën tani janë vendosur në një zonë industriale dinamike afër me autosdradën kryesore duke u lidhur me portin më të madhë në Shqipëri me kryeqytetin dhe qytetet madhore, ku klientet shijojnë variantet e produkteve të fresketa të detit nga kompania.
Nga varaka e vogël e përdorur për peshkim spontan, pranë bregdtetit, tani varkat kanë një gamë të paratrajtimit të peshkut të freskët dhe mund të përballojnë të lundrojnë në distanca më të largëta për të realizuar planet afatgjata të kompanisë.
Pasurtë e kompanisë janë përdorur për të zgjeruar aktivitetin e kompanisë duke i transformuar ato në agroturizëm dhe hotelet afër bregdetit. Në vitet e para edhe eksporti i produkteve të freskëta filloi të jetë aktiviteti më i rëndësishëm në vitet që vijnë.

Play Video
Koral Fish

Kush jemi dhe cfarë ofrojmë

Firma Koral Fish operon në sektorin e përpunimit të produkteve të detit që nga viti 1994. Prej shumë vitesh kompania operon dhe në tregjet ndërkombetare, veçanërisht në atë Italian, mardhëniet me të cilën janë intensifikuar së tepërmi vitet e fundit. Produktet e ofruara nga Koral Fish janë produkte me origjinë vendi dhe importi. Gama e gjërë e produkteve përfshin produkte të freskëta dhe të ngrira, duke plotesuar kështu nevojat e një numri të madh konsumatorësh. Që prej themelimit janë bërë përmirësime progresive përsa i përket zgjerimit të hapësirave të aktivitetit dhe përshtatjes së normave të punës dhe cilësisë së produkteve me të gjitha standartet e EU.

Një përparsi të madhe biznesit i jep dhe vendodhja e stabilimentit, pranë portit të peshkimit. Për me tepër zotërimi i anijeve të peshkimit i jep mundësi Koral Fish për peshkim në detin Adriatik dhe Jon, duke garantuar kështu një itinerar të shkurtër nga momenti peshkimit deri në fazat e përpunimit dhe ruajtjes. Stabilimenti i ri me një imazh bashkohor është inaguruar në vitin 2008. Sipëfaqa e zhvillimit të aktivitetit është 6000 m², ndërsa baza ftohëse zë një hapesir prej 5000 m³. Teknologjia e përdorur është mjaft bashkohore gjë që i krijon kompanisë nje avantazh konkurues.

Besimi i partnerëve është një nga pasuritë e kompanisë dhe vitet kanë provuar që shërbimet dhe cilësia e produkteve janë maturuar në nivelin e ofrimit të garancisë së rritjes së qëndrueshme të vëllimeve dhe fitimeve.

Event
Cilësia është prioritet!

Koral Fish është zgjidhja më e mirë që mund të bëni!
Ushehuni shëndetëshm, produktet e detit në tryezën tuaj!

Zhvillimi i fundit

Gjetë vitit 2019 për herë të parë në më shumë se 28 vite aktivitet, aktiviteti i eksportit ka përmbysur përqindjen në favor të saj duke kaluar në 60/40% të konsumit të brendshëm dhe eksportit. 

Kompania zgjidhet midis 130 kompanive të para më të mëdha që veprojnë në tregun Shqiptar.
Besimi i partnerëve të jashtëm, mbështetur plotësisht nga cilësia e shkëlqyeshme, modestia dhe integriteti i kompanisë, e bëjnë Koral Fish një cilësi të lartë dhe një partner afatgjatë.

+ 0
VITE EKSPERIENCË
+ 0
PIKA SHPËRNDARËSE
+ 0
CERTIFIKIME
0 +
ÇMIME