logof

KONKURS PËR VEND TË LIRE PUNE Nd/Ekonomiste

PROFILI I KOMPANISË

Firma Koral Fish operon në sektorin e përpunimit të produkteve të detit që nga viti 1994. Prej shumë vitesh kompania operon dhe në tregjet ndërkombetare, veçanërisht në atë Italian, marrëdhëniet me të cilën janë intensifikuar së tepërmi vitet e fundit. Produktet e ofruara nga Koral Fish janë produkte me origjinë vendi dhe importi. Gama e gjërë e produkteve përfshin produkte të freskëta dhe të ngrira duke plotësuar kështu nevojat e një numri të madh konsumatorësh. Që prej themelimit janë bërë përmirësime progresive përsa i përket zgjerimit të hapësirave të aktivitetit dhe përshtatjes së normave të punës dhe cilësis së produkteve me të gjitha standartet e KE-se. Nje nga deget me te rendesishme te saj eshte edhe Pika e shitjes Koral Tirane e stacionuar tek Rruga e Barrikadave, e cila shpall konkursin.

Pozicioni

– Nd/Ekonomiste

Departamenti

– Finance

Vendodhja

– Tirane

PERMBLEDHJE E POZICIONIT

Nd/Ekonomistja eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te punes ne perputhje me vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise. Menaxhon faturat e shitjes per shitjen me
shumice, ben transferimet e stokut (daljet), kryen arketimet ne sistem sikurse edhe pagesat nepermjet sistemit si dhe cdo detyre tjeter qe mund te ngarkohet nga ana e menaxherit se dyqanit perkates.

Kërkesa për kandidatët

● Te kete mbaruar arsimin e larte
● Te kete eksperience pune 1 vjet e ne vazhdimesi. Eksperienca ne sektorin e finances
perben avazhtazh, preferohet prane kompanive me profil tregtar.
● Te njoh mire programet Microsoft Office, njohje ne Financa5.0 perben avantazh
● Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
● Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia.
● Te jete i/e shkathet dhe te realizoje detyrat qe i percaktohen ne kohe;
● Njohja e nje gjuhe te huaj perben avantazh

Aftësi

● Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne
pozicionin perkates;
● Aftesi te shkelqyera komunikimi;
● Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
● Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;

Procedura e Aplikimit

Dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: [email protected]

Mund te kontaktoni drejperdrejt edhe Departamentin e Burimeve Njerezore ne:
Nr.kontakti: +355695131429 (whatsapp)

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale.
Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.