Nje kasiere eshte pergjegjese per menaxhimin e perditshem te arkes ne perputhje me vlerat dhe politikat e pergjithshme te kompanise. Sigurohet qe gjate procesit te pageses, ai/ajo te jete i/e sakte, korrekte, te jape informacionin e duhur dhe ne te njejten kohe te ofroje dhe sjellje profesionale ndaj klientit. Gjithashtu ai/ajo eshte pergjegjes/e per pastertine, mirembajtjen, sigurine dhe menaxhimin e arkes, dhe ne fund te turnit dorezimin e xhiros dhe te sigurohet qe cdo gje eshte ne rregull.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
● Respekton dhe pershendet klientin e para qe ne momentin e pare qe ka kontakt me te;
● Komunikon qarte dhe sakte cmimin e produktit konsumatorit;
● Administron me korrektesi faturat e shitjes
● Merr dhe numeron leket me kujdes dhe saktesi nga klienti
● Kthen kusurin pa gabime ne vemendje te klientit (ne rastet perkatese) dhe e pajis ate me
kupon tatimor ose me fature tatimore
● Realizon sakte pagesa permes posit te bankave;
● Gjate orareve te fluksit tregon kujdes ne rradhen e klienteve qe te mos shkaktoje
pakenaqesi
● Informon klientet per ofertat dhe promocionet aktuale (nese ka)
● Informon menaxherin e dyqanit ne lidhje me çdo problem qe mund te kete me
produktet apo parate dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemit;
● Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe sjell nje fryme
bashkepunuese me sektoret e tjere,
● Informon menaxherin e dyqanit per cdo problem apo avari teknike, ankese klienti, vizita
ne dyqan ose ndodhi te pazakonta
● Ndihmon konsumatoret, duke u siguruar qe nevojat e tyre jane identifikuar qarte dhe qe
zgjidhja e tyre te behet ne menyre te shpejte dhe te kujdesshme duke i lene ata te
kenaqur.
● Dorezon arken dhe sektorin e arkave te paster, rregullt dhe te gatshem per pune per
turnin tjeter.
● Ne informacion shmang konfrontimet me klientin duke i ofruar atyre zgjidhje sipas
rregulloreve te brendshme te kompanise, ose duke i drejtuar tek menaxheri i dyqanit
● Ne perfundim te turnit ben mbylljen dhe rakordimin e arkes me korrektesi.
● Eshte pergjegjes per vlerat mangut apo parate fallco qe mund ti dalin gjate turnit.
Nderkohe ne cdo rast, bazuar ne procedurat standarte njofton menaxherin e dyqanit per
rastet e parave jo te rregullta dhe ndihmon deri ne zgjidhjen ligjore te situates.
KERKESAT:
● Arsim i mesem ose i larte
● Te pakten nje vit pervoje pune ne arke (ose eshte i/e vullnetshme te adaptohet shpejt
me punen ne nje periudhe prove te caktuar)
● Njohja e paketes MS Office
● Njohja e nje gjuhe te huaj perben avantazh
● Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne
pozicionin perkates;
● Aftesi te shkelqyera komunikimi;
● Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
● Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
Dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: [email protected]
Nr.kontakti: +355695131429
Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale.
Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.
KORAL FISH është i hapur për të diskutuar me ju bashkëpunimin.
Mos nguroni të na kontaktoni, ne mezi presim të dëgjojmë për bashkëpunimin me ju!
Copyright © 2022 KORAL FISH, All rights reserved. Powered by BOS.al